Modelet e automjeteve Galeria Specifikimet
e-Niro i ri

Ngjyrat

Hapni pamjen 360°

Teknologjitë ndihmëse

+

Tempomat radari me funksionin Stop&Go

Tempomati i radarit përdor radarin për sistemimin e shpejtësisë dhe të distancës nga automjeti përpara. Nëse automjeti përpara përshpejton, edhe e-Niro juaj i ri përshpejton deri në shpejtësinë e caktuar. Por, nëse automjeti përpara ngadalëson, edhe automjeti juaj ngadalëson, duke mbajtur kështu një distancë të sigurt.

+

Frenim i zgjuar rigjenerues

Frenimi i zgjuar rigjenerues ndihmon në kursimin e energjisë duke rimbushur baterinë, dhe ju lejon të vozisni lehtësisht me vetëm një pedal. Mund të vendosni katër nivele të frenimit rigjenerues dhe të përdorni energjinë kinetike për të karikuar baterinë.

+

Sistemi i Parandalimit të Përplasjeve (FCA)

Sistemi i Parandalimit të Përplasjeve (FCA) me mbrojtje për këmbësorët / çiklistët ju paralajmëron dhe automatikisht frenon nëse nuk reagoni kur zbulohet një rrezik përplasjeje. Radari dhe kamera zbulojnë rreziqet e mundshme në rrugë, përfshirë këmbësorët, çiklistët dhe automjetet.

+

Frena elektrike e parkimit

Frena elektrike e parkimit është e thjeshtë dhe komode - thjesht shtypni një buton për ta lëshuar. Për të liruar frenën thjesht ndizni makinën.

+

Sistemi i mbajtjes së korsisë me rregullimin e distancës nga automjeti para (LFA)

Ngasja në trafik të dendur tani është më e lehtë dhe më e sigurt: mbajtja e automjetit në korsi me distancë të rregullueshme nga automjeti para (LFA) është një sistem i përparuar që rregullon përshpejtimin, frenimin dhe kthimin e timonit në krahasim me automjetin para. Automjeti juaj niset automatikisht nëse makina para jush niset brenda tre sekondave nga ndalimi.

+

Karikimi wireless i pajisjeve celulare

Bateria bosh? Me mbushjen wireless në një vend të veçantë në konsolën qendrore mund të karikoni telefonin tuaj ndërsa jeni të përqendruar në rrugën përpara. Nuk ka nevojë për kabllo dhe karikues!

Mësoni pse e-Niro është ylli i ri i lëvizshmërisë elektrike

Arsyet pse është kështu:

E-ylli, emocionues dhe i thjeshtë në të njëjtën kohë

Nëse përgjegjësia për natyrën, pasioni për vozitjen dhe stili personal janë njësoj të rëndësishme për ju, ne kemi përgjigjen e duhur. Bëhet fjalë për Kia e-Niro, një yll plotësisht elektrik i lëvizshmërisë së re që është aq i lehtë për t’u përdorur sa karikimi i një telefoni celular! Crossover-i mahnitës Kia, i pajisur me shumë komoditet, teknologjinë më të fundit dhe një bateri jashtëzakonisht të fuqishme, ju çon në drejtimin më argëtues pa emetim gazrash të dëmshëm - dhe në të ardhmen!

E-ylli që arrin më shumë

Modeli e-Niro, i cili fsheh një bateri të fuqishme 64 kW, mund të kalojë deri në 455 kilometra me një karikim të vetëm në mënyrën e kombinuar të drejtimit WLTP. Kjo arritje e shkëlqyeshme është pothuajse e pakonkurueshme midis automjeteve elektronike dhe ju ofron një udhëtim të rehatshëm pa nevojë të mendoni gjithnjë për karikimin vijues. Për më tepër, do të ndiheni mirë gjatë udhëtimit, sepse nuk do të lëshoni molekula CO2 në ajër!

E-ylli, gjithmonë i gatshëm për ju

Bateria e-Niro me distancë të gjatë kalimi mund të karikohet nga 20% në 80% për pak më shumë se 42 minuta me një karikues të shpejtë, ndërsa mund të karikohet plotësisht për 54 minuta. Në këtë mënyrë, Kia juaj elektrike shpejt do të bëhet gati për t’u vozitur, ndërsa ju mund të shijoni një kafe në një restorant të njohur, ose të bëni një shëtitje nëpër qytet. Ju gjithashtu mund ta karikoni e-Niron tuaj të ri në një prizë elektrike në shtëpi për shtatë orë, për shembull gjatë natës ndërsa flini. Shpejt dhe thjesht!

E-ylli që e vozisni në mënyrën tuaj

E-Niro sillet ashtu si dëshironi - që t’i përshtatet stilit tuaj të vozitjes, është i pajisur me një sistem të përzgjedhjes së mënyrës së vozitjes që gjithashtu siguron një konsum optimal të energjisë. Regjimi eco i ngasjes është krijuar për vozitje më të lehtë dhe përdorim më të mirë të baterisë, ndërsa modaliteti i ngasjes Eco+ rregullon shpejtësinë maksimale dhe konsumin e sistemit për një efikasitet më të mirë. Regjimi normal i ngasjes është më i miri për përdorim të përditshëm, ndërsa varianti Sport përmirëson reagimin dhe përgjigjen e motorit, dhe përforcon timonin për ngasje më të vendosur. Në këtë mënyrë ju mund të zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë në një moment të caktuar.

E-ylli, gjithmonë plot energji

Që e-Niro është një makinë e zgjuar dëshmohet gjithashtu nga sistemi inteligjent i frenimit, i cili përmirëson efikasitetin e baterisë dhe rrit distancën e arritshme tashmë të madhe të automjetit - duke përdorur teknologjinë e frenimit rigjenerues, e-Niro karikon baterinë gjatë frenimit. Mund të zgjidhni midis pesë mënyrave për të rikuperuar energjinë gjatë ngasjes, dhe ekziston edhe një mënyrë automatike që lejon e-Niron të përshtasi shpejtësinë e rikuperimit në përputhje me kushtet aktuale të trafikut.

E-ylli që gjithnjë ka vend

Edhe kur të gjitha vendet në e-Niros janë të zëna, hapësira nuk është problem sepse në bagazhin e tij 451 litërsh mund të ruani një sasi mbresëlënëse sendesh. Kjo do të thotë që ju mund të udhëtoni me pushime të pajisur me gjithçka që ju nevojitet, të kryeni me sukses një ditë blerjesh të mëdha, ose të merrni me vete të gjitha pajisjet e mundshme në një udhëtim sportiv. Dhe ngasja është gjithnjë e këndshme!

E-ylli me të cilin nuk do të keni kurrë ftohtë

Një tjetër arsye e mirë për të vozitur e-Niron e ri - si opsion, ai gjithashtu ofron një pompë nxehtësie të avancuar e cila përdor nxehtësinë e kondicionerëve dhe të pajisjeve të tjera elektrike. Në këtë mënyrë, e-Niro mund të kursejë baterinë, pasi pompa e nxehtësisë në pjesën e pasagjerëve riciklon në mënyrë efikase energjinë. Për shkak të ngarkesës më të ulët të baterisë, e-Niro ka një distancë kaluese më të gjatë!

E-ylli të cilit i besoni

Ashtu siç i ka hije Kia-s, e-Niro është gjithashtu një yll i sigurisë. Ai sjell pajisje të nivelit të lartë të sigurisë dhe sisteme të shumta asistuese, për të ndihmuar në zvogëlimin e mundësisë së përplasjeve në skenarë të ndryshëm të vozitjes. Me sistemet e tij, e-Niro siguron qëndrueshmëri gjatë frenimit dhe në kthesa, parandalon përplasjet, zbeh automatikisht dritat e para, paralajmëron mospërputhjet e drejtimit, qëndron në korsi, rregullon distancën nga automjeti para, automatikisht përshpejton kur parakalon pas aktivizimit të sinjalit anësor, dhe shumë më tepër për ta bërë udhëtimin tuaj më të sigurt!

E-ylli i pashoq

Cilësia fituese e e-Niros së ri dëshmohet edhe nga fakti se në provën krahasuese të fundit të revistës gjermane Autobild, ai tejkaloi pa probleme të gjithë konkurrencën elektrike në segmentin e saj. Sipas Autobild, e-Niro kombinon më së miri dizajnin SUV dhe lëvizshmërinë elektrike, dhe gjithashtu ka avantazh për sa i përket karrocerisë, fuqisë, konektivitetit, përvojës së vozitjes, shpejtësimit dhe, natyrisht, distancës së kalimit pa konkurencë të siguruar nga bateria e tij. E vetmja gjë që duhet të bësh është ta shihni e ta provoni!

Shfaq më shumë

Xhiro provë

Bateritë e jonit litium të tensionit të lartë Kia, për automjetet elektrike (EV), automjetet elektrike hibride (HEV) dhe automjetet elektrike hibride me karikim (PHEV) janë dizajnuar që të kenë jetë të gjatë. Bateritë janë të përfshira në garancinë e fabrikës Kia, të cilat janë të vlefshme për 7 vjet nga regjistrimi i parë i automjetit ose deri në 150 000 km - cilado që të përmbushet e para. Bateritë e tensionit të ulët (48V dhe 12V) në automjetet e lehta hibride (MHEV) mbulohen nga një garanci e Kia që përfshin një periudhë prej dy vjetësh nga regjistrimi i parë, pavarësisht nga kilometrazhi. Vetëm për automjetet elektrike (EV), Kia siguron 65% të kapacitetit të baterisë. Reduktimi i kapacitetit të baterisë për automjetet PHEV, HEV dhe MHEV nuk mbulohet nga garancia. Për të minimizuar zvogëlimin e mundshëm të kapacitetit të baterisë, ndiqni udhëzimet në Manualin e përdorimit. Për informacione të mëtejshme për garancinë Kia vizitoni faqen https://www.kia.rs/garancija.