Modelet e automjeteve Galeria Specifikimet
Kia Rio krejt i ri

Ngjyrat

Hapni pamjen 360°

Karakteristikat

+

Asistenca në mbajtjen e korsisë (LFA) dhe sistemi për mbajtjen e automjetit në korsi (LKA)

Sistemi përdor sensorët e kamerës dhe radarin për të mbajtur një distancë të sigurt nga automjeti para dhe ndjek shenjat e rrugës për të mbajtur automjetin tuaj në mes të korsisë tuaj. Nëse automjeti pa dashje largohet nga korsia e tij, LKA do t'ju paralajmërojë dhe do të bëjë një korrigjim në timon për ta mbajtur automjetin në korsinë ekzistuese.

+

Sistemi i Parandalimit të Përplasjeve (FCA)

Duke kombinuar të dhënat e kamerës dhe radarit nga automjeti juaj, sistemi FCA analizon të dhënat për makinat e tjera, këmbësorët ose çiklistët për të shmangur një përplasje të mundshme me to. FCA gjithashtu vepron për të parandaluar përplasjet me automjetet gjatë kthimit majtas në kryqëzim. Nëse zbulohet një përplasje e mundshme, në kruskotën tuaj shfaqet një sinjal paralajmërues dhe zbatohet forca maksimale e frenimit. Sistemi mund të zbulojë automjetet dhe çiklistët që afrohen, si dhe këmbësorët që kalojnë rrugën.

+

Sistemi i navigimit me ekran me ngjyra 8 "TFT-LCD

Sistemi ynë i ri i navigimit me shërbimet Kia Connected Services të ofruara nga TomTom ju siguron udhëzime të besueshme të itinerareve në një nivel më të lartë saktësie dhe përsosmërie. Ai ju mban në kontakt me botën e jashtme dhe ju ofron informacion të dobishëm si kurrë më parë. Në zemër të sistemit është një modul WiFi që i jep sistemit të navigimit Rio aftësinë për t'u lidhur me internetin përmes smartphone-it tuaj*.

+

Sensorë parkimi përpara / prapa (PDW) me mundësi fikjeje.

Ideale për parkim të sigurt, ndihma jonë e parkimit me sensorë ultrasonik të montuar në para dhe prapakolp paralajmërojnë për pengesa para ose prapa automjetit gjatë manovrimit në hapësirën e parkimit. Po ashtu, sinjali paralajmërues mund të çaktivizohet.

+

Për ata që janë gjithmonë të lidhur.

Lidhshmëria është e thurur në thelbin e Kia Rio me teknologjinë më bashkëkohore dhe sistemet e infotainment. Shikoni ekranin 4.2" tërësisht dixhital të panelit të kruskotit. Zgjidhni ekranin opsional me prekje 8" me sistem inovativ telematik UVO Connect, i cili përfshin shërbimet Smartphone-App, përfshirë mbylljen dhe hapjen në distancë të derës.

+

Tempomat adaptues (SCC)

Me përdorimin e radarit të integruar, tempomati i zgjuar mund të rregullojë shpejtësinë dhe distancën e Rio-s tuaj nga makina para tij. Sistemi ruan distancën nga automjeti përpara duke rregulluar automatikisht shpejtësinë e makinës suaj. Nëse automjeti përpara ngadalëson dhe distanca e sigurt e paracaktuar nuk mund të mbahet, sistemi do të zvogëlojë shpejtësinë. Nëse automjeti para përshpejton ritmin, edhe Kia Rio përshpejton deri në shpejtësinë e caktuar.

Xhiro provë

Oferta promovuese

Kia Rio e re

Rio re është projektuar për kënaqësinë e drejtimit të automjetit. Vendet e palosshme të pasme dhe kabinat e bollshme ofrojnë të gjithë hapsirën që ju nevojitet, ndërsa veçoritë “smart connectivity” ofrojnë një shumëllojshmëri mënyrash për të qëndruar të lidhur.

Tashmë nga 130 Euro/muaj

Xhiro provë