Modelet e automjeteve Galeria Specifikimet

Ngjyrat

PAMJA 360° - SHIJONI

Karakteristikat

+

Karikimi pa kabllo (wireless) i paisjeve mobile

Që tani, do të keni celularin tuaj gjithmonë të karikuar. Kënaquni me teknologjinë më të re për karikim pa kabllo I cili shfrytëzon fushën elektromagnetike dhe në këtë mënyrë redukoni kabllot e pa nevojshëm.

+

Sistemi për alarmimin e shoferit në rast të shpërqëndrimit (Driver Attention Warning)

Sistemi monitoron mënyrat e sjelljes së shoferit dhe detekton shpërqëndrimin e shoferit në timon. Nëse paraqiten shenja të përgjumjes dhe shpërqëndrimit, ju paralajmëron përmes alarmit dhe simbolit në pult.

+

Sistemi i asistimit për parandalimin e përplasjes (FCA)

Mos lejoni që objektet e paparashikuara të qëndrojnë në rrugën tuaj. Radari i përparmë dhe kamera në xhamin përpara vlerësojnë rrezikun e mundshëm të çastit, siç janë, për shembull, këmbësorët apo automjetet tjera. Me paralajmërim dhe frenim automatik, sistemi i parandalimit të përplasjes (FCA-Forward-Collision Avoidance Assist system) ju ndihmon të shmangni aksidentin ose të reduktoni pasojat e tij. Sepse të gjithë kanë nevojë për ndihmë ndonjëherë.

+

Cruise control me adaptim të shpejtësisë

Cruise Controlli aktivizohet përmes sinjalit në timon, i cili thjeshtë rregullon shpejtësinë e dëshiruar. Sistemi kështu barazon shpejtësinë dhe distancën me automjetin para jush, në mënyrë që ju thjeshtë të kënaqeni me automjetin tuaj. Në varësi të shpejtësisë së mjetit përpara, Sportage përshpejton, ngadalëson ose ndalon plotësisht, duke ruajtur gjithmonë një distancë të sigurt.

+

Sistemi i mbajtjes së veturës në korsinë e ngarjes (LKA)

Lini që t'ju paralajmërojë sistemi juaj nëse e dilni nga korsia juaj pa sinjalin të drejtimit ose t'ju korigjojë plotësisht pozicionin e timonit, nëse është e nevojshme. Disa gjëra mund t'ju shpërqëndrojnë juve, por kjo nuk vlenë për Kia Sportage.

+

Paralajmërimi për këndin e verbër (BSCW)

Mos humbisni asgjë. Keni kontroll mbi çdo detaj të ngarjes së përditshme duke përdorur radarin që përcjellë anën e majtë e të djathtë si dhe ndodhitë prapa veturës suaj. Sistemi i paralajmërimit për makinat në këndin e verbër përdor paralajmërime audio-vizuale për t'ju njoftuar për veturat në këndin e verbër.

Test-drive