Modelet e automjeteve Galeria Specifikimet
Kia Sorento i ri

Ngjyrat

Hapni pamjen 360°

Gjithçka nën kontroll

+

SISTEMI I DETEKTIMIT TË AUTOMJETEVE NË KËNDIN E VERBËR (BCA)

Kur dëshironi të ndryshoni korsinë, sistemi zbulon automjetet në këndin tuaj të verbër dhe ju paralajmëron me një simbol paralajmërues në pasqyrën anësore dhe në ekranin qendror, si dhe me një sinjal akustik. Nëse filloni të ndërroni korsinë ndërsa automjeti është në këndin tuaj të verbër, Sorento do të aktivizojë automatikisht frenat dhe do të shmangë përplasjen, dhe simbolet paralajmëruese në pasqyrën e pasme dhe në ekranin qendror do të vezullojnë, ndërsa tingëllon një paralajmërim akustik.

+

SISTEMI I PARANDALIMIT TË PËRPLASJEVE (FCA)

Duke kombinuar të dhënat e kamerës dhe radarit nga automjeti juaj, sistemi FCA analizon të dhënat për automjetet e tjera, këmbësorët ose çiklistët për të shmangur një përplasje të mundshme me ta. FCA gjithashtu vepron për të parandaluar përplasjet me automjetet gjatë kthimit majtas në kryqëzim. Nëse zbulohet një përplasje e mundshme, në kruskotën tuaj shfaqet një sinjal paralajmërues dhe zbatohet forca maksimale e frenimit.

+

SISTEMI PËR MBAJTJEN E AUTOMJETIT NË KORSI (LKA)

Gjithmonë në anën tuaj për një fokus më të mirë: me ndihmën e një kamere në xhamin e përparmë që monitoron shenjat automobilistike, LKA ju paralajmëron në rast të një ndryshimi aksidental të korsisë (pa përdorur sinjalin e kthimit), korrigjon pozicionin e timonit dhe ju kthen në korsinë tuaj.

+

PARALAJMËRIM PËR VËMENDJEN E ULËT TË DREJTUESIT (DAW)

Sistemi DAW monitoron të dhënat fillestare të drejtuesit dhe automjetit dhe paralajmëron në rast të përqendrimit të reduktuar. Për shembull, nëse automjeti në kolonën para jush niset dhe ju nuk lëvizni, sistemi do t'ju paralajmërojë. Por, nëse zbulon vëmendjen e ulët, DAW do të sugjerojë ndalimin.

+

SISTEMI I AVANCUAR PËR MBAJTJEN E AUTOMJETIT NË KORSI (LFA)

Drejtimi autonom e i nivelit të dytë të Kia është një hap i madh drejt drejtimit gjysmë-autonom. Kombinuar me tempomatin me radar, sistemi LFA ndjek përshpejtimin, frenimin dhe pozicionin e drejtimit në raport me automjetin përpara. Kjo do të thotë që drejtimi në trafik është më i lehtë dhe më e sigurt. Sistemi përdor kamerën dhe radarin për të ruajtur një distancë të sigurt nga automjeti para dhe ndjek shenjat automobilistike për të mbajtur automjetin në korsinë ekzistuese. LFA funksionin në intervalin nga 0 deri në 180 km/h.

+

TEMPOMAT RADARI ME FUNKSIONIN STOP&GO (SCC W/S&G) DHE NSCC

SCC ruan shpejtësinë e caktuar me përdorimin e kamerës dhe radarit, duke ruajtur kështu një distancë të sigurt midis jush dhe automjetit përpara. Ai gjithashtu kontrollon përshpejtimin dhe ngadalësimin për të ndaluar automjetin tuaj kur automjeti përpara ul shpejtësinë, dhe për t’u nisur kur automjeti përpara niset. Përveç kësaj, SCC-në e ndihmon navigimi (NSCC) dhe sistemet e reja të asistencës së avancuar (ADAS), të cilat lejojnë që automjeti të ulë automatikisht shpejtësinë në çdo kthesë dhe të kontribuojë më tej në sigurinë dhe drejtimin brenda kufizimit të shpejtësisë.

+

ASISTENCË PARKIMI NGA LARG (RSPA-ENTRY)

Asistenca e parkimit është një ndihmë e dobishme që jua bën më të lehtë parkimin ose daljen nga parkimi i automjetit duke parkuar automatikisht ose duke zhvendosur automjetin. RSPA gjithashtu mundëson që automjeti të zhvendoset para e prapa nga larg, duke përdorur një buton në çelësin inteligjent.

+

PARALAJMËRIM INTELIGJENT I KUFIZIMIT TË SHPEJTËSISË (ISLA)

Sistemi ISLA përdor një kamerë për të lexuar shenjat e kufizimit të shpejtësisë gjatë rrugës dhe shfaq të dhëna pranë treguesit të shpejtësisë dhe në ekranin e navigimit. Më pas mund ta përshtatni vetë shpejtësinë e automjetit sipas kufizimeve.

+

PARALAJMËRIM I TRAFIKUT ANËSOR PRAPA (RCCA)

Për ta bërë drejtimin edhe më të sigurt - veçanërisht kur dilni nga një vend parkimi ku keni shikim të kufizuar - RCCA paralajmëron shoferin me tingull dhe vizualisht, dhe aktivizon frenat automatike në rast se radarët zbulojnë trafik anësor në korsinë ku hyn automjeti. Nëse drejtuesi zgjedh opsionin e paralajmërimit (Warning Only), sistemi do të paralajmërojë vetëm me zë dhe vizualisht, pa frenim automatik.

+

DALJE E SIGURT NGA AUTOMJETI (SEA)

Për të parandaluar që pasagjerët prapa të dalin nga automjeti, sistemi zbulon çdo rrezik të afërt. Në rast rreziku, sistemi bllokon derën dhe paralajmëron me zë dhe vizualisht pasagjerët e rrezikuar.

Xhiro provë