Modelet e automjeteve Galeria Specifikimet

Ngjyrat

PAMJA 360° - SHIJONI

Pikërisht

+

Sistemi i radarit me tempomat (SCC) me funksion Stop&Go

Duke përdorur kamerën dhe radarin Smart Cruise Contol, ju mund të kontrolloni shpejtësinë e XCeed dhe distancën e makinës e cila lëviz përpara jush. Sistemi mban distancën nga automjeti i cili lëviz para jush duke mbajtur automatikisht shpejtësinë e automjetit tuaj. Nëse automjeti përpara jush rrit shpejtësin, XCeed vetvetiu e rrit shpejtësinë ne masë të caktuar deri te vetura e cila lëviz para jush. Nëse automjeti para jush ngadalësohet dhe nuk është në gjendje të mbajë një distancë të sigurt, sistemi do të zvogëlojë shpejtësinë ose do ta ndalojë mjetin tërsisht. Një tipar dhe sistem shumë i dobishëm, veçanërisht me sistemin "Start & Stop".

+

Tipari i informacionit për kufirin e shpejtësisë (ISLW)

Tipari i informacionit për kufirin e shpejtësisë ju jep të gjitha informacionet që ju nevojiten për t'ju ndihmuar të qëndroni brenda kufirit tuaj të shpejtësisë. Përdorimi i sensorëve lexon kufijtë e shpejtësisë dhe na informon se ku ndalohet tejkalimi dhe tregon qartë informacionin në ekranin e sistemit të navigimit dhe shpejtësinë e ngarjës.

+

Sistemi i parandalimit të përplasjes (FCA)

Sistemi FCA mund të identifikojë automjetet që afrohen dhe ​​këmbësorët që kalojnë rrugën sipas dëshirës. Përdorimi i kamerave dhe radarëve për të monitoruar shpejtësinë dhe distancën mes automjeteve paralajmëron drejtuesin e mjetit në rast të një rreziku të përplasjes duke aktivizuar një alarm vizual. Me kombinimin e një pjese shtesë bën zbulimin e lëvizjes së këmbësorëve gjithashtu vibron timonin . Nëse drejtuesi nuk reagon, makina frenon automatikisht për të shmangur ose zbutur aksidentin.

+

Paralajmërim për këndin e verbër (BCW)

Sistemi i paralajmërimit të këndit të verbër ka sensorë radarësh që monitorojnë këndin e verbër paralajmrojnë për mjetin që po lëviz nga ana e kundërt apo pas nesh duke u shfaqur simboli në pasqyrën anësore të jashtme.

+

Sistemi i asistimit për parkim

Me një sistem ndihmës parkimi, kjo punë duket tepër e lehtë. Sistemi përdor sensorë para, anësor dhe të pasëm për t'ju ndihmuar me parkim paralel, anësorë dhe drejtkëndor. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të mbani frenën, gazin dhe ndërrimin e marsheve, vetë sistemi kujedeset per parkim. Mund të të ndihmojë edhe te dilni nga parkimi paralel.

+

Rregullimi automatik i dritave të gjata (HBA)

Kur situata lejon, XCeed automatikisht kalon në drita të gjata. Sistemi HBA punon me një kamerë të vendosur në xhamin ballorë që identifikon automjetet që lëvizin nga drejtimi i kundërt dhe automatikisht ndryshon dritat prej të gjatave në ato të shkurëta e për tu përshtatur në kushtet e drejtimit.

Test drive

Më shumë mundësi për blerje